Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Sipas policisë, një grup personash të maskuar dhe të dhunshëm ka sulmuar me molotovë punonjësit e rendit. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, protestuesit janë futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së, ku, sipas versionit zyrtar, kanë vijuar sulmin.

Policia deklaron se iu përgjigj sulmit me përdorimin e gazit lotsjellës. Në reagim thuhet se Policia i cilëson pretendimet e tjera për ngjarjen si të pavërteta dhe dashakeqe, duke akuzuar se synojnë të fshehin të vërtetën.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: