Teksa vendi ynë po përballet me protesta masive, ku këtë herë dorëheqjen e Ramës e do rinia shqiptare, kryeministri refuzon kategorikisht të largohet nga qeveria.
“Nuk ka të majtë dhe të djathtë në Shqipëri”.
Kështu deklaronte Edi Rama kohë më parë teksa ishte në opozitë në një debat televiziv me analistin Fatos Lubonja. Ky i fundit i drejtohej Ramës me termat; “Injorant”.
“Ti nuk ke identitet, nuk e di se çfarë je! Injorant. Ti bëhesh i majtë dhe i djathtë se për ty rëndësi ka që të rrish në karrige!”. Kjo ishte deklarata e fortë e analistit, që është aktuale sot më shumë se kurrë! Për më tepër shihni përplasjen.
