Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën. Rama nuk i kursen akuzat ndaj të rinjve, protestuesve të cilët prej ditësh protestojnë dhe ngrenë zërin kundër padrejtësive, dhe problematikave me të cilët ata përballen çdo ditë.

Ndonëse ndaj të rinjve dhuna policore ka qenë barbare kryeministri nuk ka bërë asnjë reagim përballë kësaj, por ka zgjedhur që të mos flasë për ata të rinj që janë tërhequr zvarrë, janë shkelmuar apo goditur me shkop druri e gome, por ndalet sërish tek e njëjta narrativë e manipulimit sipas tij në këtë protestë.

Reagimi:

Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.

Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb