Detaje të reja janë mësuar në lidhe me ngjarjen e ndodhur në Kamëz pak më parë ku humbën jetën dy vëllezër.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se viktimat janë identifikuar si Selam dhe Nazmi Islamaj të vrarë.
Ndërkohë nga të shtënat ka ngelur I plagosur edhe një person I tretë, Shefqet Islamaj.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe momentalisht nuk ka deklaruar asgjë në polici mbi konfliktin pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
