Situata është tensionuar në Bulevardin e Tiranës, ku protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime pas përplasjeve me policinë.
Efektivët po tentojnë të zhbllokojnë rrugën, ndërsa tubimi kundër qeverisë vijon mes tensioneve në kryeqytet.
Sakaq, një studente ka tentuar që të ndalojë një autobot me ujë, ndërkohë që ky i fundit nuk është ndalur. Siç u transmetua nga pamjet live në News24, dy autobotë me ujë u vendosën para Kryeministrisë.
