Policia ka ndërhyrë te Parku Rinia, ku një grup të rinjsh dhe studentësh po qëndronin në shenjë proteste.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja e efektivëve është kryer në mënyrë të beftë, ndërsa të rinjtë po qëndronin në park. Policia ka përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë protestuesit.

Pas ndërhyrjes, efektivët janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Gjithashtu, policia ka nisur shoqërimet me forcë të disa prej protestuesve.

Ngjarja vjen në kuadër të protestave të të rinjve dhe studentëve, të cilët janë mbledhur në disa zona për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi numrin e personave të shoqëruar dhe nëse ka të lënduar nga ndërhyrja policore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb