Mirlind Daku po kalon një periudhë të shkëlqyer në futbollin rus, ku paraqitjet e fundit i kanë siguruar një vend në formacionin ideal të javës në Superligën e Rusisë.

Sulmuesi nga Gjilani ka treguar një formë mbresëlënëse pas ndeshjeve me kombëtaret, duke realizuar plot katër gola në dy paraqitjet e fundit.

Daku shkëlqeu në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan, ku arriti të shënojë dy herë. Njëri prej golave erdhi vetëm një minutë pasi u aktivizua nga stoli, ndërsa futbollisti shqiptar zgjodhi të mos festonte, duke treguar respekt për ish-klubin e tij.

Përpara kësaj ndeshjeje, sulmuesi kishte gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës edhe në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar momentin e tij të shkëlqyer.

Paraqitjet e tilla janë vlerësuar edhe nga platforma “SofaScore”, e cila e ka përfshirë Dakun në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin rus.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb