Kevin Dodaj po shkëlqen si i huazuar te Lekia Gdansk në kategorinë e dytë polake. Dje i dha fitoren ekipit të tij ndaj Arka Gdinia, pasi ish-sulmuesi i Vllaznisë shënoi për rezultatin 2-1 në pjesën e dytë.
Te Lekia Gdansk janë tetë paraqitje nga 21-vjeçari në total deri tani. Gjatë kësaj kohe janë shënuar katër gola dhe asistuar dy të tjerë nga sulmuesi anësor.
Kartoni i liderit të Kombëtares U-21 është në pronësinë e CSKA Sofia. Lekia Gdansk ndërkohë është në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitën polake.
