Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka prerë çdo mundësi për pazar apo dialog politik me kryeministrin në këtë ditë të shtatë të revoltës popullore.
Në një deklaratë të prerë, Shehaj është shprehur se nuk do të ketë asnjë negociatë dhe asnjë tryezë me Edi Ramën.
Ai nënvizoi se nuk ka asnjë tratativë apo marrëveshje me të, pasi çdo gjë që ai mund të ofrojë në këtë moment është thjesht mashtrim për të fituar kohë.
Sipas Shehajt, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës është largimi i menjëhershëm i kryeministrit nga detyra, dorëheqja e tij e pakushtëzuar dhe përballja pa asnjë imunitet para drejtësisë për të gjitha aferat dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.
“Asnjë negociatë, asnjë tryezë me Edi Ramën. Duhet të japë dorëheqjen! Nuk ka tratativa dhe asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Çdo gjë që mund të ofrojë Edi Rama është mashtrim. Duhet të largohet dhe të dalë para drejtësisë”, tha ai.
