Edhe Belinda Balluku ndjek News24. Gjatë këtyre ditëve të protestave studentore, News24 ka arritur kulmin e shikueshmërisë, dhe një nga shikuesit duket se qenka edhe edhe ish-zëvendëskryeministrja. Ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale një pjesë interviste të marrë nga gazetari Renaldo Salianji gjatë transmetimit live, ku një e re bërtet me të madhe “Kërkoj të drejtat e mia!”
Nuk dihet nëse Balluku ka dashur të thotë diçka me zerin e kësaj studenteje, por diçitura e saj është thjesht “No comment”.
Nëse zonja Balluku ka dashur të verë në lojë këtë studente, ndjekësit i kujtojnë se në ç’gjendje e ka lënë qeveria socialiste arsimin, ndërsa të tjerë i shkruajnë se edhe ata kanë mbetur pa koment kur kanë mësuar vjedhjet e saj të mëdha…
Megjithëse duket qartë që ka bërë kujdes me filtrimin e komenteve, duke lënë vetëm ato pozitive, sërish disa i kanë shpëtuar ndodhen tek postimi i saj. Qytetarë ngrenë shqetësimin se si ish-zv/kryeministrja nën hetim nga SPAK për akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie ndodhet e lirë.
