Teksa një pjesë e mirë e protestuesve janë shpërndarë në Rrugën e Dibrës, policia ka vijuar ndjekjen e tyre.
Pak momente më parë një grup efektivësh janë parë teksa futen në një prej rrugicave përgjatë rrugës.
Megjithatë, efektivët prezentë nuk kanë lejuar gazetarin e News24, Osman Stafa, si edhe pjesëtarë të tjerë të mediave që të ndjekin zhvillimet në zonën ku u fut policia, duke krijuar shqetësime për transparencën e veprimeve të tyre kundrejt protestuesve.
