Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e martë, datë 20 tetor, në orën 10:00 para Universitetit Politeknik.
Njoftimi:
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh.
Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh.
Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: të martën, datë 20 tetor 2026, ora 10:00, në një marshim solidariteti me moton “ STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE ”, Sheshi para Universitetit Politeknik – UPT.
Pjesëmarrja jonë është detyrim qytetar e njerëzor e në funksion të mbrojtjes së jetës së studentëve e shtrimit të një rruge për dialog. Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon në të mirë të kombit tonë.
