Terrori policor mbi qytetarët nuk po kursen as hapësirat publike më të frekuentuara të kryeqytetit.

Pasi rrethuan Bulevardin dhe institucionet qendrore, tensionet dhe ndërhyrjet e dhunshme janë zhvendosur menjëherë pranë Parkut Rinia, ku efektivët kanë ndërhyrë për të dëbuar me forcë qytetarët që po qëndronin paqësisht në trotuar.

Trupat e repartit special “Shqiponja” kanë rrethuar zonën dhe u kanë kërkuar me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret. Kjo ndërhyrje arbitrare ka nxitur debate të ashpra me banorët, të cilët i kanë përballur efektivët me faktin se paguhen nga taksat e po atyre qytetarëve që po dhunojnë.

“Mos mendoni se ua jep Rama lekët, jua japim ne! Lekët i paguajmë neve! Duhet të na falënderoni neve!” u shpreh një prej qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb