Gazetari Osman Stafa, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për protestën e sotme.

Stafa u shpreh se është duke u bërë terror mbi protestuesit.

Ai shkëputi edhe një moment aspak të këndshëm në protestë, duke thënë se protestuesi po hante bukë dhe i ranë me shkop gome pas qafës.

Osman Stafa: Është një situatë e paprecedentë që po ndodh në rrugët e Tiranës.

Është ai filmi, që hanin dajak gjermanët dhe në qytet bënin reprezalje. Policia i ndjek dhe në rrugica dhe i godet dhe po mos jetë për njerëzit, që filmojnë, as do mësonim këtë terror. Sot ishin duke ngrënë bukë protestuesit tek Parku Rinia dhe i mbytën me gaz lotsjellës.

Po hante bukë dhe i shkoi polici me shkop gome pas qafe. Policët kanë qëlluar me plumba gome në pjesën e sipërme të trupit të protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb