Në një intervistë në “News24” pedagogu Erjon Selmani foli për protestën e studentëve, dhe marshimin e pedagogëve që është njoftuar në mbështetje të studentëve.
Gjatë intervistës, ai tha se kërkesat e studentëve dhe gjatë protestave të kaluara nuk janë plotësuar.
“Thirrja është nisur nga sindikata e punonjësve të Universitetit të Shqipërisë, është hera e dytë që bëhet një veprim konkret. Sot është vendosur për marshim dhe është thirrje që vjen dhe si rrjedhojë e studentëve që kanë bojkotuar mësimin po jo komunikimin me pedagogët”, tha ai.
Më tej shtoi se pedagogët solidarizohen me të gjithë studentët.
“Studentët përballen me vështirësi për t’u integruar, vështirësi që diploma të shërbejë për të krijuar njerëz jetojnë në harmoni dhe që ndihen bashkë-aksionerë të kombit, atdheut. I shikoj si të përjashtuar, pjesë të një mekanizmi që nuk u jep mundësi”, u shpreh ai.
