Pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve, duke dënuar dhunën policore ndaj tyre.

Aleksandër Kovaçi u shpreh se duhet të gjendet menjëherë zgjidhje.

“Qeveria me të gjitha kërkesat që kemi bërë që në mars nuk kanë denjuar as të përgjigjen zyrtarisht. Kjo është qeveri që nuk dëgjon. Nuk dëgjoi as studentët dhe as lëvizjen më 31 maj. Kur nuk iu përgjigje protestuesve paqësore do të presësh edhe protestues të revoltuar. U përgjigjën me dhunë , më e keqja është që kemi parë persona civilë. Është një brutalitet paqësor dhe brutaliteti ndaj rinisë shqiptarë është i papranueshëm. Ne shprehim solidaritet të plotë me studentët, prej 4 muajsh nuk u dëgjuan dhe sot jemi në situatën ku duhet zgjidhje. Nëse politika nuk është e zonja të japë zgjidhje, atëherë të japë edhe . I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike të huaja, parlamentit evropian ambasadave të SHBA të hedhin sytë nga ky brutalitet dhe të mos lejojnë të eskalojë situatë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb