Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke e akuzuar se po provokon protestën.
“Largohu që këtu, se provokon protestën”, ishte kërkesa e Kovaçit drejtuar përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.
Pas bisedës me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa vijon të qëndrojë në ambientet e jashtme të godinës.
