Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e Policisë.

Përmes disa fotove, protestuesit kanë ironizuar vendimin për shpërblimin e policëve, në një kohë kur vijojnë protestat dhe thirrjet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke shfaqur ambalazhin e dy moltove.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo pasi në rrjet qarkulluan gjerësisht disa pamje ku një polic merrte nga një kioskë e shkatërruar nga protesta dy molto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: