Një emigrante shqiptare që jeton në Greqi i është bashkuar protestës së studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, duke shprehur indinjatën për situatën dhe përplasjet gjatë protestave.
Ajo tha se kishte ardhur enkas nga Greqia për të qenë pjesë e protestës, duke përmendur në mënyrë të veçantë rastin e studentit që, sipas saj, ishte lidhur me kangjellat. Emigrantja u bëri thirrje përfaqësuesve politikë në Kuvend të marrin masa, përpara se situata të përshkallëzohet më tej.
“Mallkuar qofshin të gjithë politikanët që vënë në rrezik rininë studentore! A duan një 21 Janar? Çfarë janë këta? Si e lënë rininë kështu? Kam ardhur nga Greqia kastile për këtë ditë. Për atë studentin e lidhur me kangjella kam ardhur. Ata në Parlament duhet të marrin masa, derisa nuk është vonë. Turp të kenë të gjithë!”, u shpreh emigrantja nga protesta para Kryeministrisë.
