Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar mbështetjen e trupës akademike për protestën e studentëve, duke bërë thirrje për bojkot të mësimit dhe pjesëmarrje të përditshme në tubime.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se kryesia e Sindikatës së Universiteteve, pas vlerësimit të situatës së krijuar, ka vendosur të mbështesë bojkotin e studentëve.

Ai theksoi se në këtë qëndrim solidarizohen edhe anëtarët e sindikatës dhe pedagogët, të cilët do të jenë në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Në përfundim, kreu i sindikatës u bëri thirrje pedagogëve që të mblidhen çdo ditë në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të vijuar bojkotin e procesit mësimor.

Reagimi i Sindikatës së Pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë, ndërsa mbështetja për kërkesat e të rinjve po zgjerohet edhe në radhët e trupës akademike.
“Kryesia e Sindikatës së universiteteve duke parë situatë, deklaron përkrahjen e bojkotit, dhe gjithë anëtarët e Sindikatës dhe trupa akademike është në përkrahje të studentëve. Në përkrahje me anë të grevës dhe bojkotit të mësimit. Do të jemi këtu çdo ditë. Është bojkot dhe i bëj thirrje profesoratit të mblidhemi çdo ditë në 10:00”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb