Një student pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë ka falënderuar pedagogët që u janë bashkuar të rinjve në protestë, duke i ftuar edhe të tjerët të bëhen pjesë e saj.

Ai theksoi se studentët kanë nevojë për mbështetje dhe se kërkojnë ndryshim dhe një frymë të re.

“Dua të falënderoj të gjithë pedagogët. I ftoj të gjithë që të na bashkohen. Kemi nevojë për ndryshim, për frymë të re!”. Protesta tashmë është stacionuar para Ministrisë së Arsimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: