Kombëtarja U-15 do të drejtohet nga trajneri Armand Dama në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që do të zhvillohet në Azerbajxhan, duke nisur më 24 tetor. Tekniku kueqzi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar.

Në këtë turne ndërkombëtar, Shqipëria U-15 do të përballet me Ishujt Turks dhe Kaikos, Mauritaninë, Ruandën, Vanuatun dhe Bregun e Fildishtë, në pesë ndeshje të programuara nga 24 deri më 26 tetor.

Lista e trajnerit Dama përbëhet nga 14 futbollistë, të ndarë në katër reparte. Ky aktivitet do t’u japë lojtarëve të rinj kuqezi mundësinë të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe të përballen me ekipe nga vende dhe kontinente të ndryshme.

LISTA E KOMBËTARES U15

Portierë:
Valerio Alijaj
Besardo Ndoji

Mbrojtës:
Elez Elqeni, Denjan Avdylaj, Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Elio Mera

Mesfushorë:
Matias Mehmeti, Lionel Cjapi, Gean Ramadani, Kledi Dida

Sulmues:
Aleksanderos Shofiti, Santiago Perkola, Dejvis Mesiti

Trajner:
Armand Dama

 

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

Shqipëri – Ishujt Turks dhe Kaikos, 24 tetor, ora 12:45

Shqipëri – Mauritani, 25 tetor, ora 11:30

Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb