Erik ten Hag ka rikthyer në vëmendje periudhën e tij te Manchester Unitedi, duke folur për vështirësitë që hasi gjatë drejtimit të skuadrës. Ish-trajneri holandez ka kritikuar edhe Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij ndaj ekipit, ndërsa ka zbuluar se mosmbajtja e premtimeve nga drejtuesit e klubit ndikoi në largimin e tij në tetor të vitit 2024.
“Ai e zhgënjeu ekipin dhe më zhgënjeu edhe mua, pasi kishim bërë plane duke llogaritur në të.
“Ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. E kam respektuar shumë. Por në atë kohë, si trajner, duhej të merrja një vendim racional dhe të mbaja lojtarët që vlerësoja.
U vura përballë këtij fakti. Shpesh i thosha: Ronnie, të gjithë duan të punojnë për ty, të të vendosin në pozitën e duhur, por nëse nuk arrin të futesh vetë në zonën e rreptësisë, nuk mund të shënosh.
“Më premtuan besnikëri, më premtuan mbështetje, më premtuan komunikim që të jemi në të njëjtën linjë. Diskutuam për çështjet në fjalë. Por premtimet nuk i mbajtën. Unë thashë: ‘Scott McTominay nuk shitet’. E në fund e shitën. Natyrisht, isha shumë i zhgënjyer”, tha ai.
