Protestat kanë “kapluar” prej ditësh kryeqytetin, teksa qytetarët janë të vendosur dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Të shumta kanë qënë edhe shoqërimet dhe arrestimet, në këtë periudhë, nga Policia e Shtetit.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, përmend rastin e Roeltit, i cili u konsiderua “kriminel”, edhe pse në të vërtetë është student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit dhe gjithashtu, anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.

Postimi:

Nga ekrani i televizorit, syri më kapi një “kriminel” të cilin policia e arrestoi dhe e “shpëtoi” Shqipërinë nga një person kaq i “rrezikshëm”!
Ai është Roelti, student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit.
Në moshën 11-vjeçare, ai zuri vendin e dytë në MasterChef për të rinjtë shqiptarë.
Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në piano.
Anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.
Na ruaj, o Zot, nga ky “kriminel”!
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb