Dikur deklaronte se nuk do të qëndronte gjithë jetën në pushtet dhe se do të largohej kur këtë do ta kërkonte populli. Sot, përballë protestave dhe thirrjeve për dorëheqje, Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë. Kë duhet të besojnë qytetarët: Ramën e djeshëm apo Ramën e sotëm? (Shihni VIDEON)

Edi Rama: Nuk kam ndërmend të plakem e të bëhem lolo duke dhënë konfernaca nga shtëpia duke mbajtur të gjithë miletin në tension se ikën dhe mendja. Kur të vijë një moshë e caktuar, tërhiqu, hapi vendin tjetrit.

Gjatë viteve kur ishte në opozitë dhe në periudhën e parë pas ardhjes në pushtet, Rama është shprehur se nuk synonte të plakej në postin e kryeministrit dhe se nuk do ta kalonte gjithë jetën në pushtet. Deklarata që sot rikthehen në vëmendje, ndërsa vendi përballet me një valë protestash dhe kërkesash për ndryshim.

Në ditën e tetë të revoltës studentore, mijëra të rinj dhe qytetarë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke ngritur shqetësime për dështimet në qeverisje, kushtet e studentëve dhe problematikat që, sipas tyre, kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Por pavarësisht nga revolta e popullit, kryeministri vazhdon ta promovojë veten si i vetmi që meriton të jetë kryeministër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb