Policia ka vendosur atë që quan kordon policor dhe nuk lejon protestuesit që të bashkohen me protestën.
Madje, nuk e kanë lejuar që të shkojë në protestë as gazetarin Klevin Muka.
Gazetari Muka është përplasur verbalisht me policët. “Pse nuk lejohet që të kaloj?”.
(Një polic e shtyn)
Gazetari: Mos shty more
Polici: Është perimetër
Gazetari: Kush e vendos perimetrin, ti e vendos? Kush je ti që e vendos perimetrin mo
(Polici shtyn sërish)
Gazetari Muka raporton nga terreni se edhe qytetarë nuk lejohet që të kalojnë në krahun tjetër, duke mos u lejuar të protestojnë.
