Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.

Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb