Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë përplasjeve të sotme në qendër të kryeqytetit, ku i lënduar nga forcat e rendit ka mbetur edhe një turist i huaj.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, turisti është goditur drejtpërdrejt në pjesën e pasme të këmbës së majtë nga një bombë tymuese e hedhur nga forcat e policisë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”.

I lënduari ka marrë goditje direkte duke pësuar dëmtime në këmbë.

Ndihma e parë i është dhënë menjëherë nga vetë protestuesit dhe qytetarët që ndodheshin pranë tij në shesh, të cilët janë afruar për t’i kuruar plagën dhe për ta larguar nga zona e mbuluar nga tymi e gazi lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb