Vazhdon protesta e tetë e fuqishme e gjimnazistëve dhe studentëve kundër qeverisë.
Ndërsa protestuesit po marshonin në Sheshin Skënderbej, policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Efektivët kanë krijuar një barrierë, me qëllimin për të mos lejuar protestuesit që të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Studentët dhe nxënësit janë grumbulluar tashmë në sheshin qendror të Tiranës dhe po mendojnë lëvizjen e radhës.
