Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit.
Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin e studentëve.
Po ashtu, autobotët kanë lëshuar ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve.
Policët vazhdojnë që të ndjekin protestuesit nëpër rrugicat e kryeqytetit.
