BRITANI E MADHE – Këto foto nuk këshillohen për personat që kanë një stomak të dobët. Tiffany Baze është vetëm 17 vjeç, por talenti i saj me ‘make up’ është ndryshe nga ai i çdo personi tjetër. “Veprat e saj të artitit” duhet të shoqërohen gjithmonë me shenjën 18+.
Makiazhi është magjik për femrat dhe në të shumtën e rasteve përdoret për t’i zbukuar ato por Tiffany na e sjell ndryshe. 17-vjecarja ka një aftësi të veçantë dhe makiazhin e përdor në shërbim të kësaj aftësie duke krijuar imazhe të dala nga filmat horror.
Për të realizuar këto pamje “shokuese”, Tiffany-it i duhen nga 40 minuta në tre orë varet nga vështirësia e punës. Nëntë muaj më parë ajo nisi të përçojë tek të tjerët përmes një kanali të hapur në Youtube ‘pasionin’ e vet.
Më pas ajo hapi edhe një llogari në Instagram, ku cdo ditë poston foto të “veprave” të saj. Në fillim komentet nuk kanë qenë dhe aq pozitive. Shumë komentues e kanë kritikuar, por kjo gjë nuk e ndali 17-vjeçaren shkruan britanikja, Metro.co.uk.
“Marr reagime të ndryshme, disave nuk u pëlqen u duken shumë të frikshme, disa më thonë se u pëlqen puna ime, të tjerë pyesin se përse duhet të krijoj diçka të tillë, kaq horror”- thotë 17-vjecarja.
(er.cu/BalkanWeb)
