Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15 personash të maskuar janë parë të dalin direkt nga mjediset e brendshme të Ministrisë së Brendshme.

Sipas raportimeve nga gazetarët në terren, personat e maskuar kanë ecur mes godinave institucionale për të dalë në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”. Nën tensionin e situatës, forcat e policisë fillimisht i kanë marrë si protestues dhe i janë afruar këtij segmenti.

Mirëpo, sapo efektivët kanë komunikuar nga afër me personat e maskuar, trupat e policisë janë tërhequr menjëherë pa ushtruar asnjë kontroll apo shoqërim.

Po ashtu raportohet se sapo ky grup ka vënë re praninë e kamerave, anëtarët e tij kanë filluar të thërrasin parulla kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb