Detaje të reja vijnë në lidhje me një vdekje të ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.

Viktimë ka mbetur shtetasi Ismet Habili, 45 vjeç. Ai është gjendur pa shenja jete në automjet, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Automjeti në të cilin Habili u gjet pa shenja jete është i regjistruar në emrin e tij.

Edhe Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Efektivët dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: