Pedagogu i Universitetit të Arteve Ilir Kaso, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se sot kemi të bëjmë me një pushtet dhunues.
Kaso theksoi se sot studentët po na japin mësimin më të mirë.
Shton se ka mllef në popullatë për padrejtësitë në vend.
Pedagogu i Universitetit të Arteve, Ilir Kaso: Dialogu që kërkon kryeministri duhet të ishte ndërtuar disa vite më parë. Ne e kemi të qartë sesa probleme ka kjo qeveri, në transparencën që mungon, në mënyrën sesi zhvillohen politikat, por ne kemi parë vetëm dhuna. Dhuna është e pafalshme. Ne nuk mund të pranojmë dialog pas gjithë asaj dhune.
Sot studentët po na japin mësimin më të mirë. Pedagogët duhet që të bashkohen me studentët sot në këtë protestë. Gjithçka është fasadë, fillon nga propaganda që po bëhet, nga mënyra e jetesës, prandaj ka arritur ky inat e mllef sidomos ndaj qeverisjes.
