Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do t’u nënshtrohet ambicieve rajonale të Turqisë, duke akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se synon ringjalljen e Perandorisë Osmane. Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 14, Netanyahu tha se nuk kërkon përballje me Ankaranë, por pretendoi se është pala turke ajo që dëshiron një konfrontim me Izraelin. “Nuk dua një konfrontim me Turqinë. Turqia dëshiron një konfrontim me ne”, deklaroi ai.
I pyetur nëse doktrina e përditësuar e sigurisë së Izraelit mund të përfshijë sulme parandaluese kundër një vendi si Turqia, Netanyahu nuk pranoi të komentonte planet e ardhshme ushtarake. Megjithatë, ai kujtoi se Izraeli ka ndërmarrë në të kaluarën veprime parandaluese për të penguar kundërshtarët të sigurojnë aftësi që mund të përbëjnë kërcënim serioz. Kryeministri përmendi gjithashtu kapacitetet ushtarake izraelite, përfshirë avionët luftarakë F-35 dhe F-16, si dhe personelin e trajnuar të ushtrisë.
🚨 EXCLUSIVE: We asked Prime Minister Netanyahu, what would it take for Israel to preemptively strike a country like Turkey? His answer is nuanced and detailed.
In an interview that will air later today, PM @Netanyahu elaborates on potential preemptive strikes in his updated security doctrine, in the context of Erdogan’s threats against Israel.
He notes the Jewish state has F-35s, F-16s, and extraordinarily skilled IDF soldiers, and will not bow to Ankara’s ambitions. “We’re not about to capitulate to an extreme Sunni axis, which Turkey leads.”
In an dramatic exchange with C14’s Sophia Tupolev (@sophiatupolev), Netanyahu casts doubts on Erdogan’s dreams of restoring Ottoman rule over Jerusalem, declaring: “I don’t want a confrontation with Turkey. Turkey wants a confrontation with us.”
Pressed on whether Israel’s new security doctrine could include preemptive strikes against Turkey, Netanyahu refuses to reveal future military plans, emphasizing that Israel has already demonstrated its ability to strike before its enemies accumulate the power to threaten it.
Full interview with the Israeli Prime Minister drops Tuesday, October 20th in the comments 👇
— C14 News | EN (@c14english) October 20, 2026
“Ne nuk do t’i nënshtrohemi një boshti ekstremist sunit të udhëhequr nga Turqia”, u shpreh Netanyahu. Duke folur për Erdoganin, kryeministri izraelit e akuzoi atë për retorikë armiqësore dhe pretendime ndaj Jerusalemit. “Erdogan thotë se Izraeli duhet të shkatërrohet, se Jerusalemi është qyteti i tyre. Ai mendon se do ta rikthejë Perandorinë Osmane”, tha Netanyahu. Ai vijoi duke theksuar lidhjen historike të hebrenjve me rajonin dhe fuqinë e shtetit izraelit.
“Nuk jemi në shekullin e 16-të, kur osmanët pushtuan rajonin dhe e sunduan atë për 400 vjet. Ka një fuqi këtu. Quhet shteti hebre”, deklaroi ai. Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh mes dy vendeve, ndërsa Erdogani kritikon operacionet ushtarake izraelite dhe qeveria Netanyahu e akuzon Ankaranë për një politikë rajonale gjithnjë e më konfrontuese.
