“Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës. Sot vendosim ne!” është mesazhi i banderolës së shpalosur sot nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ka nisur protesta e tyre, e mbështetur edhe nga pedagogët.
Tubimi zhvillohet ndërsa Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe kërkesat e tyre.
Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Pedagogët i janë bashkuar protestës në mbështetje të të rinjve, ndërsa bojkoti i shpallur nga sindikata vijon deri në një njoftim të dytë.
