Këngëtari Kole Laca, pjesë e grupit “Shkodra Elektronike”, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e studentëve, duke vlerësuar angazhimin e të rinjve dhe rolin e tyre në të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Në një videomesazh, Laca u ndal te një intervistë e një studenti në News24, duke theksuar se janë pikërisht të rinjtë ata që mund ta çojnë Shqipërinë drejt Evropës.

Ai komentoi gjithashtu ndërhyrjen e policisë gjatë protestave, duke pretenduar se ndaj të rinjve ishte përdorur gaz lotsjellës dhe ujë pa pasur provokim nga ana e tyre.

Kole Laca vlerësoi qëndrueshmërinë e studentëve përballë situatës dhe u shprehu atyre respekt për vijimin e protestës.

“Pa dorëheqjen e kryeministrit ne nuk dorëhiqemi. Pashë intervistën e studentit në News24”. Kush e çon Shqipninë në Europë? Ja ky student e çon, ky student dhe të gjithë shokët e tij. Më këtë mprehtësi. Dhe duhet edhe me shku me i pa. Policia ka gjuajtur me gaz me ujë pa asnjë provokim. Këto të rinj nuk e kishin problem hiç të gjithë këtë gjë. Vetëm respekt për këta të rinj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb