Studentët kanë nisur marshimin nga Universiteti Politenik i Tiranës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar para Kryeministrisë, në ditën e nëntë të protestës së tyre. Në krah të të rinjve janë edhe pedagogët, të cilët mbështesin kërkesat e studentëve.

Marshimi vjen në ditën e parë të bojkotit të mësimdhënies, të shpallur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë për universitetet publike të vendit.

Të rinjtë vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb