Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend.
Në një prononcim për mediat nga protesta, Kovaçi tha se pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 pranë Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. Ai kërkoi gjithashtu ndryshime në sistemin kushtetues dhe ligjor, duke theksuar nevojën për transparencë.
“Çdo ditë vijmë në orën 10:00 te Korpusi. Bëjmë edhe marshimin deri këtu. Kryeministri t’i thërrasë ndërgjegjes dhe të bëjë zgjidhje politike. I bëj thirrje klasës politike shqiptare që ta zgjidhë këtë situatë. Duhet ndryshuar sistemi kushtetues, ligjor, që të tregohet se ka transparencë”, u shpreh Kovaçi.
