Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me grupin parlamentar demokrat, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për sjelljen e tij ndaj protestuesve dhe sidomos studentëve.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Rama në mëngjes i fton për dialog, ndërsa në mesditë del në takim me bankat, për t’i dalë kundër protestës.

Sipas Berishës, Rama po sillet si hipokrit, në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e atyre që protestojnë, sarajet me themele më të gjata se sa diktatori i tij.

“Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate vulgare që faktojnë të gjithë tipin e tij psikologjik.
Pasi i përmbysën karriget e dialogut del në takim me bankierët dhe mendon se fuqia ekonomike e bankave do t’i kthejë fuqinë. Bankat janë biznese nuk funksionojnë sipas parimeve të një narko-diktatori por sipas ligjeve.
Sot kërcëno protestuesit për lista të zeza, linçime, heqje pasaportash udhëtimi, bllokim të transportit publik, i nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u vërë në ngarkim çdëmtimin, shihni çfarë hipokrizie. Ç’pretendon ky që flet për dëme kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të protestuesve sarajet me themele më të gjata se vilat e Enverit.
Ka rrethuar sarajet me park që nuk e ka as pallati mbretëror.
Flet për dëme e taksa, por ka zhdukur 130 mln euro në djegësin e Tiranës, 200 mln euro me 3 djegësa dhe asnjëri nuk punon”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb