Pasi i shënoi gol Manchester Cityt në humbjen 5-1 të AEK në Champions, mbrojtësi kuqezi, Stavro Pilo foli për mediat.

“Nuk mund të jem i lumtur për golin tim të parë në Evropë. Por tani duhet të shohim ndeshjen e radhës në kampionat, pasi aty kërkojmë që të arrijmë diçka.

“E vërteta është se ishim konkurrues. U përpoqëm të luftonim duke ndërtuar lojën dhe duke bërë lojën tonë. Në ndeshje si kjo, detajet kanë rëndësi dhe duhet të jesh 110% i përqendruar. E dinim që ishte shumë e vështirë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb