Turqia ka firmosur me trajnerin e ri, pas largimit të Montellës. Në pankinë është ulur së fundmi, Sergen Yalçin. Përmes një deklarate zyrtare, federata i ka uruar Yalçınit suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se ky vendim do të jetë në të mirën e vendit dhe të përfaqësueses.
“Sergen Yalçin po hap një kapitull të ri në karrierën e tij, duke vënë përvojën e fituar në nivel klubesh në shërbim të Kombëtares së Turqisë. Nga ky moment ai do të punojë për suksesin e Turqisë. Federata Turke e Futbollit i uron Yalçinit suksese në detyrën e re dhe shpreson që ky vendim të jetë në të mirë të vendit dhe të Kombëtares A të Turqisë”, ka shkruar federata turke.
