Studentë, të rinj, pedagogë, por edhe qytetarë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, teksa kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit i kanë dhënë edhe përgjigjen kryeministrit Rama në lidhje me “dialogun”.
Ata e kanë djegur karrigen “e dialogut”, që ka ofruar kreu i qeverisë.
Mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, edhe pse moti nuk është i favorshëm.
Studentët, por edhe qytetarët kanë deklaruar se do të jenë në shesh deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.
