Trajneri i Aarhus, Jakob Poulsen ka folur për sfidën e ardhshme në Conference League daj Egnatias, duke vlerësuar kundërshtarin shqiptar. Megjithatë, tekniku danez ka theksuar se skuadra e tij do të zbresë në fushë me synimin për të marrë maksimumin.

“Në çdo rast, kjo është qartazi një nga ndeshjet në programin tonë, për të cilën kemi thënë se do të donim të merrnim tri pikë.

“Nuk është një ekip për të cilin dimë shumë, por sigurisht është një ekip që e respektojmë, duke qenë se barazuan 1-1 kundër Midtjyllandit. Kjo dëshmon për njëfarë cilësie.

Por jemi gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm se, nëse duam të ecim përpara, na duhen tri pikë nesër. Sigurisht, pas kësaj mbeten edhe katër ndeshje të tjera, por është e qartë se, nëse fitojmë nesër, do të jemi në një pozicion të mirë. Kjo është ajo që shpresojmë dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë 100 për qind. Gjithsesi, asgjë nuk merr fund nëse arrijmë një barazim, por ne synojmë tri pikët.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb