Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, duke e cilësuar atë si një kërcënim politik dhe një përpjekje për të treguar pushtet absolut. Sipas tij, lëvizja e lirë është një e drejtë e garantuar dhe çdo kufizim duhet të shqyrtohet rast pas rasti, jo të zbatohet në mënyrë të përgjithshme.

Zhllima theksoi se legjislacioni nuk parashikon heqjen e lirisë në rrugë administrative, ndërsa shtoi se një masë e tillë mund të vendoset vetëm përmes burgimit, sipas procedurave ligjore.

“Sot nuk kemi tramvaj, jo më tren. Janë kërcënim politik ndaj qytetarëve që t’u thotë: kam pushtet absolut. Lëvizja e lirë është e garantuar dhe nëse normohet, duhet të jetë rast pas rasti, jo në tërësi. Edhe nëse e marrim të mirëqenë, ligjvënësi e ka normuar që heqja e lirisë në aspektin administrativ nuk ekziston. E vetmja mënyrë që mund të bëhet është përmes burgimit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb