Nga Besim Nregjoni

Shqipëria atdheu i ynë ndodhet me një gjendja politike të trazueme, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, e paqja sociale gjysëm e thyeme në Shqipëri sot, më frikësojnë! 140 ditë shqiptarët protestuan paqësisht, i treguan Europës se ne vuajtëm në diktaturë por jemi qytetar të denjë të Europës, e gjithë media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës shqiptare, e etikuan si një mbrojtse të denjë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si mbrojtse e flakët e mjedisit shqiptar, si një revolucjon demokratikë paqësore për zhvillimin e demokracisë. Pjesmarrja e shqiptarve ishte mbi 100.000 qytetar që e zbukuruan Tiranën përpara Europës. Europa e quajti shembull për shoqëritë europiane. Kryeministri Edi Rama e quajti protestë antiamerikane e anti Trump! Një etikim qesharak i një propogande komuniste globaliste.

Kjo protestë me famë botërore e popullit tonë dhe gjeneratës Z të rinisë shqiptar në Shqipëri u ndeshë me përçmimin e Kryeministri Rama, dhe partisë tij kriminale, duke e quajtur rininë e vendit të tije, sorra, korba, iranian, grekë, serbë, rusë, kinezë.! Nuk u ndaluan shqiptarët për lirinë e tyre as nga të nxehti i madh, as nga përçmimi i këtij Kryeministri vandal, dhe partise diktatoriale përçmuese më e korruptuar në Europë. Protesta nderohi në Europë, dhe anatemohi nga Edi Rama në Shqipëri.

Erdhën stundetentat të cilët të akumuluar nga urretja qeveritare dhe sjellja diktatoriale ndaj protestës paqësore 4 mujore, filluan revoltën kundrejt një qeverie që drejtohet nga një pinjoll i bllokut të diktatorit Enver Hoxha, “KM Edi Rama drejton nji ndërmarrje kriminale që e ktheu Shqipërinë në qendrën europiane të organizuar të trafikut të drogës”dhe jo qeveri demokratike. Ky njoftim erdhi nga shërbimet sekrete dhe ligjzbatuese të disa shteteve të Europës.

Ka 9 ditë që Studenta e lirisë po ndeshen me dhunën e pushtetit të drejtuar nga Kryeministri i vendit, u thyhen këmbët studentave, i masakruan publikishte në bulevardin qendror të Tiranës. I mbytën me gaz lotsjellës. I rrahën me shkopinj gome para shqiptarve gjimanzistët 15 vjeçare, i gjuajtën studentat me plumba gome, dhe ka katër ditë që del çdo mëngjes i vetëm dhe kërcënon studentat, familjarët e tyre me një gjuhë diktatoriale. Sot e ndigjova tek Banka e shtetit të kërcënonte si udhëheqësi shpirtnor i tij diktatori Enver Hoxha. Ai ju drejtua sot shqiptarve se do të dënoi studentat dhe familjet e tyre sepse revoltohen kundra diktaturës së tije.Ai ju deklaroi se do të ju ndaloi të udhtoni në europë, të udhtoni në trena, të paguani demet e shkaktuar nga revolta ndaj pushtetit të tije kriminal.këto ishin kërcënimet e këtij Kryeministri ndaj popullit të tije, se pse i kërkojnë dorëheqjen. Aq qesharak është bërë ky klloun i komunizmit, sa u drejtohet studentave :

Hajde të dialogojmë, po cili Kryeministër në Europë i drejtohet popullit të tij kur i kërkon dorëheqjen se hajde të dialogojmë! Dhe jo më pak se një muaj Kryeministri Spanjoll dha dorëheqje dhe nuk ju drejtuar spanjollëve hajde të dialogojmë. Vetëm Rama kërkon dialog protestuesve shqiptar kur ata i kërkojnë dorëheqje. Dhe kërcnimi ma i madh i tije ishte të ndalojmë protestat me ligj, dhe të gjithë mediat nuk e penalizuan për këtë lajm tronditës diktatorial që përdor ky biri i ekzekutorit të poetit Havzi Nela, ky përçmues, diktatori i dytë i popullit shqiptar mbas Enver Hoxhës. Vetëm Shqipëria do të ngelet në librin Gines që ka Kryeministër një bir ekzekutori, dhe se qeveris një parti që ka kryer krime monsturoze ndaj shqiptarve. Kur ndigjova deklaratat e këtij diktatori po i drejtohem publikisht si një Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si një qytetar i këtij vendi që pushkatimet, mbytjet në hetusi, dhe burgimet politike më kan shoqëruar për gjatë diktaturës komuniste.

Si Përfaqësues i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Në emër të antikomunistave shqiptarë që e lanë Shqipërinë me gjak po ju drejtohem:
Kush je ti që më ndal të drejtën të protestoj në vendin tim!

Kush je ti që dhunon studentat që kërkojnë demokraci dhe duan Shqipërine atdheun e tyre.
NE protestojmë për 6000 shqiptarë të vrarë nga partia e jote dje, dhe sot ti i përçmon dhe i len pa varr!
NE protestojmë se Ti dhunove 40.000 shqiptarë që banë 917.000 vite burg politikë nga partia e jote, dhe ti u dhe pensione marramendse xhelatëve që i torturuan këta martirë të lirisë.
NE protestojmë se ti po vret lirinë e shqiptarve që e fituan me gjak.
NE protestojmë kundra mafies shtetrore që krijove ti diktatori Kryeministër Edi Rama.
NE Protestojmë për të drejtat e antikomunistave që fal dhe të korruptuarve të Europës që u blenë nga lekët e korrupsionit të drogës tënde, mohuan TË DREJTAT nga 36 vite të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

NE protestojmë për pronën e shqiptarve që grabite me anën e pushtetit mafioz tëndin.
NE protestojmë për fëmite tanë, që i ke degdisur nëpër Europë.
NE protestojmë kundra mafies që është instaluar në pushtet me ju bijtë e kriminelëve të djeshëm!
NE protestojmë kundra vjedhjeve të miljona e miljarda që ke vjedhur ti me qeverinë tënde për 28 vite në politikën shqiptare !
NE protestojmë se ju keni vrare të ardhmen studentave që kërkojnë të rrinë në Shqipëri.
NE protestoijmë që ti dhe qeveria e juaj për korrupsionin që keni krijuar të jepni llogari para drejtsisë.

NE protestojmë që fëmita tanë mos të jenë skallvrit tuaj si gjatë këtij tranzicjoni.
Morali e forca e stundetave për një Shqipëri demokratike do të fitoi mbi pushtetin tënd kriminal.
Kush je ti që më ndalon të protestoi, fundi i yt është fitorja e demokracisë dhe lirisë mbi krimet e tua.
Populli të urren si diktator, diktaturat kan fund të hidhur Edi Rama
Ti, dhe pushteti i jot i korruptuar , nuk mundeni të ndaloni popullin shqiptar të protestoi për lirinë e tij!
Ne mbrojmë Lirinë! Ju mbroni diktaturën. Fundi i jot është i turpshëm!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: