Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërsa mazhoranca voton projektligjet e rendit të ditës mes protestës së deputetëve të opozitës.
Deputetët opozitarë godasin tavolinat dhe duartrokasin për të krijuar zhurmë, ndërsa kanë vendosur disa prej karrigeve mbi tavolinat e sallës.
Opozita kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe ka shfaqur fotografi që, sipas saj, dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i është bashkuar protestës në sallë duke duartrokitur.
