Studentët dhe pedagogët kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke vijuar për të dhjetën ditë radhazi mobilizimin e tyre.
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, ndërsa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Pavarësisht situatës së tensionuar, deputetët socialistë po vijojnë me votimin e përshpejtuar të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.
