Një avion transporti ushtarak C-130 i Arabisë Saudite, me 48 persona në bord, ka kryer një ulje emergjente në aeroportin e Heraklionit, në Kretë, pas një defekti teknik në njërin prej katër motorëve.

Ngjarja ndodhi të enjten, më 22 tetor. Pasi konstatoi problemin gjatë fluturimit, piloti kontaktoi autoritetet dhe kërkoi leje për t’u ulur në aeroportin “Nikos Kazantzakis”. Sipas medias lokale neakriti.gr, avioni u ul i sigurt rreth orës 15:00, pa probleme gjatë uljes. Të 48 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet e aeroportit aktivizuan protokollet e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit dhe shërbimet përkatëse u vunë në gatishmëri të plotë për pritjen e avionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: