Një protestë maratonë e studentëve dhe e qytetarëve është mbajtur sot më 22 tetor.
Protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara parlamentit, ku pati edhe tensione në seancë, ku u diskutua protesta.
Qytetarët vijojnë që të jenë në sheshe dhe tashmë ndodhen përpara Kryeministrisë.
Numri i tyre është shtuar ndjeshëm. Kërkesa e studentëve është një dhe ajo është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Ditën e shtunë është thirrur një protestë e madhe kundër qeverisë.
